Kandidati i PD takime me emigrantët në Londër: Të ringjallim shpresën për Bulqizën

Kandidati  i Partisë Demokratike për Bashkinë e Bulqizës Defrim Fiku ka zhvilluar disa takime me emigrantë nga Bulqiza në Londër.

Gjatë këtyre takimeve ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe përkushtimin për një angazhim maksimal. për ta bërë Bulqizën dhe fshatrat e saj,më të mirë e të begatë.”Të ringjall shpresën, se ky vend bëhet dhe mund të jetohet më mire”.

Fjala e tij gjatë një takimi në Londër:

Të nderuar emigrantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, bashkëqytetarët e mi që jetoni në Mbretërinë e Bashkuar e kudo keni emigruar!

Si garues i zgjedhjeve të 14 majit ,ndjej peshën dhe ndjenjën e sakrificës , për ta bërë Bulqizën dhe fshatrat e saj,më të mirë e të begatë.Të ringjall shpresën, se ky vend bëhet dhe mund të jetohet më mirë .

Bulqiza dhe fshatrat e saj janë vendlindja ime dhe Juaja, prandaj detyrimi im qytetarë është të takoj secilin nga Ju, pasi askush më mirë se Ju nuk e di se në çfarë gjendjeje ka shkuar Shqipëria, Bulqiza dhe fshatrat e saj nën qeverisjen mizerabël, të korruptuar dhe klienteliste të PS-së ,Rilindjes dhe Edi Ramës.

Bulqizën, fshatrat e saj dhe Shqipërinë një vend të jetueshëm duhet ta bëjmë ne!

Vëllezër, ishte mirë të jesh mes Jush, është fuqi mikpritja Juaj, dashuria për vendlindjen, dëshira për ta parë atdheun si vendet e perëndimit.

Atdheu është me ne dhe bashkë me ne. Ai na ndjek pas kudo jemi e jetojmë. Komunikimi me ju është shpresë për vendin, dhe këtë realitet e prekëm sot.

Emigrantët mbeten një vlerë, një shembull i njohur i emancipimit të shoqërisë . Këtë sinjal të bardhë kam marrë sot nga Ju vëllezër.

Zgjedhjet, ku merr fuqi vota e secilit nga ne është një mundësi e mirë pë ndryshim.I tillë është dhe 14 maji, prandaj dhe unë erdha tek ju, ta kthejmë në favorin tonë këtë mundësi.

Jam mbushur me energji, me shpresë dhe guxim pas takimit me Ju, çfarë më bën të besoj se Shqipëria ka të ardhme, dhe Partia Demokratike do ta bëjë këtë.

Ishte privelegj të isha mes jush sot, ishte një komunikim i shtruar, i ngrohtë, sa vëllazëror aq dhe familjar. Ishte një mundësi për të gjithë të bashkëbisedojmë si në odën e pritjes.

Ashtu si sot, si mes vëllezërve, si mes njerëzve të cilët duan që atdheu i tyre, vendlindja e tyre të jetë më mirë.Besoj do të jetë e tillë pas 14 majit .

Faleminderit vëllezër ! Ishte një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Le të jemi bashkë dhe me fitore më 14 maj [✌?]

I Juaji,Defrim Fiku.