EMRAT/ Aksidenti i autobusit në Kroaci, një grua në gjendje më të rëndë

Pas aksidentit të autobusit shqiptar, i cili udhëtonte në Kroaci, janë zbuluar emrat e të gjithë pasagjerëve dhe gjendja e tyre shëndetësore së bashku me spitalet ku po kurohen.

BalkanWeb ka mësuar se 5 shtetas po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në spitalin e Ogulinit, ku 1 prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjendja e pasagjerëve:

5 shtetas po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit

Veli Muça (pasagjer)

Armand Shaba (pasagjer)

Herman Gjeçi (pasagjer)

Gjovalin Kola (pasagjer)

Adem Rexha (shoferi, i cili ishte në timon, jashtë rrezikut për jetën).

4 shtetas po trajtohen në spitalin e qytetit të Ogulinit

Roland Kola (pasagjer)

Naile Bajraktari (pasagjere – në gjendje pak të rëndë)

Klodian Vata (pasagjer dhe njëkohësisht pronari i autobusit)

Ka ndërruar jetë:

Gazmir Korbi (ndihmës/shoferi)