Frikë se numri i imigrantëve të mbytur në Itali mund të shkojë 100, dhjetëra fëmijë mes tyre
Të paktën 59 të vdekur dhe dhjetëra ende të zhdukur pasi varka me 200 Imigrantë u shkatërrua në brigjet e Italisë. Oficerët e rojes bregdetare po patrullojnë bregdetin pranë qytetit jugor italian të Crotone, pasi një varkë prej druri me rreth 200 emigrantë u përplas në shkëmbinjtë nënujorë, duke vrarë të paktën 60 njerëz, përfshirë fëmijë.
Dhjetëra njerëz të tjerë janë ende të zhdukur në ujërat e trazuar dhe zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 100, njofton Euronews.
Të paktën 80 persona u gjetën të gjallë, tha roja bregdetare italiane.
"Të gjithë të mbijetuarit janë të rritur," tha vullnetari i Kryqit të Kuq, Ignazio Mangione. “Fatkeqësisht, të gjithë fëmijët janë në mesin e të zhdukurve ose u gjetën të vdekur në plazh”. Mes të vdekurve u raportua edhe një foshnjë”.
Disa nga të mbijetuarit më të rinj, sipas Mjekëve pa Kufij, ishin një 16-vjeçar dhe një 12-vjeçar nga Afganistani. Djali 12-vjeçar humbi të gjithë familjen e tij në mbytjen e anijes, përfshirë katër vëllezërit dhe motrat e tij.
Ekipet e shpëtimit thanë se dy burra që mbijetuan u panë duke u përpjekur të shpëtonin fëmijët duke i mbajtur mbi kokat e tyre ndërsa dallgët i godisnin. Por ata vdiqën, tha TV shtetëror i Italisë.
Varka thuhet se u përplas me shkëmbinj disa metra larg brigjeve të Italisë pasi u nis nga Turqia. Po punohet për identifikimin e katër kontrabandistëve. Dhe një burrë thuhet se u mor në paraburgim për t'u marrë në pyetje pasi të mbijetuarit treguan se ai ishte një trafikant.
Pas tragjedisë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për progres në reformën e azilit në bllok. Ajo tha, "ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona mbi Paktin për Migracionin dhe Azilin dhe Planin e Veprimit për Mesdheun Qendror".
Italian Red Cross is responding to the #shipwreck that happened this morning off the coast of Calabria, claiming the lives of dozens of migrants.
— IFRC Europe (@IFRC_Europe) February 26, 2023
Teams are supporting survivors with first aid, blankets and psychosocial support, and also helping them contact their loved ones. pic.twitter.com/tBoXEnfcMx