Reforma në drejtësi/ Berisha: PS hartonte listat në selinë e krimit dhe ia dërgonte motrës së Belinda Ballukut!
Në një takim në disa degë të Tiranës, kreu i PD Sali Berisha tha se PS-ja hartonte lista me gjyqtarë dhe prokurorë që duheshin shkarkuar vetëm se ata kishin bindje të djathta politike, lista që sipas tij hartoheshin në selinë e PS. Sipas Berishës listat më pas i dorëzoheshin motrës së Belinda Ballukut.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Çfarë nuk ndodhi në Shqipëri këto vite. Afera korruptive nga më gjigantet.
Një drejtësi, degë ekzekutivi që servirej, e krye në një akt korrupsionit ndërkombëtar ndër më të mëdhatë në histori, kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk ka korrupsion më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar se ai që procedoi me pseudo-reformën e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Me lista, absolutisht me lista të PS-së, me dhjetëra e dhjetëra prokurorë dhe gjykatës u larguan vetëm se ishin të shenjuar, si njerëz me bindje të djathta, si njerëz që nuk janë afër nesh. Lista të bëra në selitë e krimit, selinë e PS-së. Dhe i dorëzoheshin. Kujt i dorëzoheshin?
I dorëzoheshin Pamela Ballukut, motrës së Belinda Ballukut, një njeri që nuk meriton as diplomën që ka marrë, nëse e ka reale.
Kujt i dorëzoheshin tjetër, a mund ta imagjinoni ju. Ish-nuses së ‘Hakmarrjes për drejtësi’ Sanxhaktarit. Sanxhaktari ishte e besuara e SHISH dhe ajo u tregonte dhe u trillonte se çfarë dëshironte vetë të dhëna nga SHISH për këtë gjykatës, apo prokuror që duhej likuiduar.
Ndërkohë çdo javë, guvernatorja mashtronte shqiptarët me deklarata e saj. Aty ku nuk kishte progres, shpallte progres. Mund të ju jap me dhjetëra shembuj, por shembulli më i turpshëm, më i freskët është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Olta Xhaçkën.
Ajo gjykata e përparshme që nuk ishte formuar nga Soros dhe Rama, ajo treve u kishte heq mandatin. Valentina Leskajt për djalin. Nuk ka thë pasuria e djalit nuk është e jotja. Koço Kokëdhimës që në atë kohë mbahej si kryeministri i jugut, Beqjes po të njëjtën gjë. Kurse kjo gjykata që u serviret shqiptarëve si sukses, shenjoi vendimin më të turpshëm të Kushtetueses, shkelmoi me dy këmbë ndarjen e pushteteve, shkelmoi me dy këmbë kushtetutën e vendit.