VIDEO - Policia ruan Ramën jo popullin/ Dëshmia tronditëse e të moshuarve që u grabiten në Lushnjë

Një dëshmi tronditëse është bërë publike nga portali Lushnja info. Një e moshuar ka treguar për ngjarjen që i ka ndodhur në shtëpinë e saj ku është grabitur nga hajdutët.

Gruaja e moshuar dhe burri i saj tregojnë ngjarjen se si e kishin kuptuar që ishin grabitur pasi ata kishin qenë në gjumë.

“E mirë që nuk u zgjuam, sepse kemi 2 çifte dhe do ti kishim përdorur”, thotë bashkëshorti i të moshuarës së sëmurë.

Kur dëgjon fjalët e saj e kupton fare qartë se në çfarë niveli është siguria e qytetarëve në vendin tonë. Policia është e angazhuar ti rrijë afër Ramës po për qytetarët nuk e vret njeri mendjen.

Videoja e plotë: