Kamioni përplaset me ciklistët në SHBA, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jeten dhe 11 të tjerë janë lënduar në një aksident në Arizona, SHBA. Një kamion përplasi një grup ciklistësh pranë Phoenix.

Një zëdhënëse e policisë tha se burri që drejtonte kamionin qëndroi në vendngjarje dhe bashkëpunoi me autoritetet, por është ende e paqartë pse automjeti u përplas me çiklistët.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të 11 të rriturve të tjerë të plagosur, autoritetet thanë se shumica e lëndimeve janë të rënda.

Sipas policisë, përplasja ndodhi pak para orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës në urën Cotton Lane, një autostradë në Goodyear që ndodhet rreth 30 kilometr në perëndim të Phoenix.