Bundesliga/ Bayern Munchen i tregon forcën Unionit të Berlinit dhe merr kreun
Bayerni i Mynihut luajti këtë pasdite në shtëpi me Union Berlinin takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Bundesligës.
Kampionët e Gjermanisë fituan pastër 3-0, me të tre golat e realizuar në pjesën e parë.
Në minutën e 31-të bavarezët kalojnë në avantazh me golin e shënuar me kokë nga Choupo-Moting.
Nuk vonon shumë dhe në të 40’ Coman pasi merr një pasim nga Muller, shmang portierin dhe dyfishon shifrat.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Musiala thellon avantazhin në 3-0.
Pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë në shifra dhe vendësit marrin 3 pikët, duke mposhtur një prej rivalëve direkt në garën për titull.
Me këtë rezultat Bayerni ngjitet në kuotën e 46 pikëve, duke i marrë kreun Dortmundit (46 pikë) falë golavarazhit më të mirë.