Përplaset me bankinën/ Moti i keq këput litarët e tragetit që do nisej drejt Ankonës

Trageti Af Claudia, i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës, trageti ka këputur litarët dhe është përplasur me bankinën.

Ka qenë edhe vetë Kapiteneria që e konfirmon këputjen e litarëve nga era e fortë.

Ndërkohë po punohet me përparësi për stabilizimin e situatës.