Akte dhune në futbollin shqiptar, goditet autobusi i Pogradecit pas ndeshjes në Elbasan

Ndeshja mes Elbasanit dhe Pogradecit në Kategorinë e Dytë është shënuar me plot incidente.

Pasi lojtarët e Pogradecit sulmuan arbitrin pas një penalltie në favor të Elbasnit në minutën e 5-të, dhuna është përhapur dhe jashtë fushe.

Kështu pas ndeshjes, e cila përfundoi 1-1 nuk është pritur mirë nga sportdashësit elbasanas.

Si hakmarrje ndaj ekipit pogradecar është goditur autobusi i KF Pogradecit para hyrjes në Librazhd, nga një mjet BMW duke i thyer xhamin.