Protokolli i Irlandës së Veriut, Belfasti dhe Londra pranë marrëveshjes

Bisedimet mbi protokollin e Irlandës së Veriut po ecin drejt përfundimit, por ka ende boshllëqe që duhen mbyllur. Sipas kryeministrit të vendit, ekzistojnë shanset për një akord në ditët e ardhshme, por kjo nuk është e garantuar.

“Mendoj se bisedimet për reformimin e protokollit po shkojnë drejt fundit. Akordi nuk është arritur ende, por mendoj se po ecim në rrugën e duhur. Ndaj dua të falënderoj qeveritë britanike, Komisionin Evropian dhe partitë në Irlandën e Veriut për nivelin e angazhimit që në muajt e fundit bëri që të arrinim deri në këtë pikë.

Tani do të inkurajoja të gjithë të hidhnin hapin e fundit për të arritur marrëveshjen, pasi përfitimet janë të mëdha”- tha Leo Varadkar, kryeministër i Irlandës së Veriut.

Bisedimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian janë intensifikuar këtë fundjavë, me të dyja palët që po përpiqen të arrijnë një marrëveshje mbi praktikat tregtare post-Brexit të Irlandës së Veriut.