Interi heq dorë zyrtarisht nga titulli, tjetër humbje për ziklatërit

Interi ka pësuar një tjetër humbje në kampionatin italian të futbollit, duke hequr në këtë mënyrë dorë nga titulli, ndonëse llogaritë matematikore e mbajnë ende në lojë.

Zikaltrit janë mundur me rezultatin 1-0 në transfertë nga Bolonja, e cila doli me 3 pikë nga ky takim falë një goli nga Orsolini në minutën e 76, që erdhi si pasojë e një gabimi nga mbrojtja e Interit.

Tashmë pas 24 javësh kampionat, Interi renditet në vendin e dytë me 47 pikë, 18 më pak se Napoli i vendit të parë.

Djemtë e Inzaghit mesa duket janë të fokusuar në ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Portos, pas fitores minimale në shtëpi me rezultatin 1-0.