VIDEO-SYRI TV/ Zbulohet 'Shpella e Ariut' në Pogradec, studiuesit Italian: Të kthehet në monument natyre

Disa studiues italianë të spelologjisë kanë zbuluar një shpellë të re në Pogradec. Sipas studiuesve, kjo shpellë mbart vlera të rralla dhe duhet të kthehet në Monument Natyre.

Nga SYRI TV

Katër speologë italianë të cilët prej vitit 1995 kryejne eksplorime shpellash të vazhdueshme në Shqipëri, janë ndalu në Pogradec, ku kanë zbuluar një tjetër shpellë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën Shpella e Ariut, që sipas studiuesve italianë mbart vlera të mëdha.

‘Shpella ka një formacion mjaft interesant, me stalaktide dhe stalakmide. Me një ndërhyrje shumë të lehtë aty mund të vendosen shkall për të lejuar hyrjet për vizita, por duhet treguar kujdes i madh pasi mund të shkatërrohet gjithçka gjatë vizitave jo profesionale. Si shpellë është shumë e vjetër, shumë, shumë e vjetër’, është shprehur Frederico Bianchi, Spelolog.

Pas zbulimit dhe ekslorimit të saj, spelogogët italianë kërkojnë që shpella të kthehet në monument natyre.

‘Në 1974 bëja spelologji për punët e mia,  Shqipëria është e mrekullueshme, gjithmonë kam gjetur mikpritje këtu, jeni shumë të zotë dhe shpresoj që edhe niveli juaj turistik të rritet edhe më shumë në vazhdim. Një propozim për ta kthyer në monument natyre drejt Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit si edhe promocioni i duhur do ta kthejë këtë shpellë në një pikë të rëndësishme turistike’, tha specialisti tjetër italian, Ivano Fabri.

Shpella e Ariut është vetëm 1 nga destinacionet e Bishnicës, ndërkohë që aty gjenden edhe 2 liqene akullnajore si edhe potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dimëror.