Meta: 14 Maji do të jetë dita e ndryshimit të madh për Kukësin
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta një ditë më parë ishte në Kukës ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë dhe i pranishëm ishte edhe kandidati i opozitës për bashkinë, doktor Admir Sinamati.
Gjatë këtij takimi, Meta u shpreh se në Kukës do të shënohet fitorja më e thellë e opozitës në të gjithë Shqipërinë.
‘14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë, që do të rivendosë llogaridhënien, do rikthejë Bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe shpresën e të rinjve për të realizuar ëndrrat në Atdheun e tyre!
#PartiaLirise #AdmirSinamati #Kukes #Fitore #NdryshimMeCdoCmim’, shkruan Meta në një postim të tij në Facebook.