‘Allegri do vetëm një gjë’, Tacchinardi: Di Maria më kujton Zidane për një arsye
Në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera, Alessio Tacchinardi ka pasur mundësi të flasë për Juventus-in dhe për paraqitjet e fundit të skuadrës mes kampionatit dhe Europa League.
Bien në sy komplimentet për Di Maria-n, autor i një tregolëshi kundër Nantes, dhe ato në lidhje me Allegri-n dhe punën e tij. “Allegri është një trajner mbrojtës? Jo, është një trajner që mendon vetëm për rezultatin.
“Nuk është një trajner mbrojtës dhe është një trajner i madh: një që synon vetëm rezultatin, ndonjëherë rrezikohet që skuadra të bëhet dembele. Për këtë arsye duhet të zemërohet, siç ka bërë kundër Nantes”, ka thënë ish-mesfushori i bardhezinjve për trajnerin.
Në lidhje me Nantes dhe paraqitjen e madhe të Di Maria-s, autor i një tregolëshi: “Cilin ish-shok të skuadrës më kujton? Zidane: lojtarët të ndryshëm, është e qartë, por lider të heshtur dhe shumë teknikë. Lojtarë që dinë se çfarë duhet të bëjnë dy orë para të tjerëve”.
Dhe përsëri në lidhje me Europa League: “Duhet fituar? Po, duke parë se Juventus ka një skuadër që nuk është inferiore ndaj askujt në këtë kompeticion, duke përfshirë edhe Arsenal-in, që bën një futboll dinamik dhe vertikal”.