‘Derbin tjetër e nisim vetë me 10 lojtarë’, portieri i Atletico ironizon arbitrin

Derbi i Madridit mes Real dhe Atletico u mbyll në barazimin 1-1, Los Colchoneros edhe mund të kishin marrë tre pikët e plota teksa kaluan të parët në avantazh me anë të Gimenez. Gjithsesi, në fund, i riu Alvarez shmangu disfatën për skuadrën e Carlo Ancelotti ndërsa dëshpërimi tek bardhekuqtë ishte edhe më i madh pasi nga minuta e 64-tërt luajtën me një lojtar më pak.

Angel Correa u ndëshkua me karton të kuq pas një bërryli ndaj Rudiger. Arbitri Gil Manzano nuk hezitoi për ta dërguar argjentinasin para kohe në dhomat e zhveshjes pavarësisht protestave të trajnerit Diego Simeone.

Pas sfidës, polemikat vijuan me portierin Jan Oblak që u shpreh se në derbin e radhës, për Atleticon do të ishte më mirë ta niste menjëherë lojën me 10 lojtarë. Kjo pasi në sfidat e fundit ndaj Real Madrid, ekipi i tij ka mbetur gjithnjë në inferioritet numerik.

“Të gjithë e panë përsëritjen dhe kushdo ka mendimin e tij për episodin, unë mendoj se nuk ishte për të kuqe. Në derbit e fundit jemi ndëshkuar gjithnjë me të kuqe. Mendoj që në ndeshjen e radhës ta nisim vetë me një lojtar më pak. Unë dua që të flitet më shumë për futboll se sa për episodet, por kohët e fundit ato janë shtuar shumë.

Ishte ndeshje e vështirë sepse mbetëm me një lojtar më pak, gjithsesi gjetëm golin por ata na barazuan. Në fund duhet të kënaqemi me një pikë. Skuadra reagoi mirë pas të kuqes dhe u mbrojt në mënyrën e duhur”, u shpreh Oblak