‘120 milionë euro? S’ka lidhje me mua’, Enzo Fernandez: Ja cili është problemi i Chelsea-t
Sigurisht një nga blerjet më të diskutuara, të paktën për sa i takon çmimin, e merkatos së janarit. Enzo Fernandez te Chelsea ka shkaktuar shumë debate për shkak të çmimit të kartonit, 120 milionë euro, për rekord.
Megjithatë, mesfushori i Blues duket se nuk e ndjen aspak peshën e kostos së kartonit të tij dhe në një intervistë të gjatë të dhënë për The Guardian, ka shpjeguar:
“Për sa i takon kostos së kartonit tim mund të them se këto shifra nuk kanë asnjë lidhje me mua. Kjo është pjesë e futbollit. Detyra ime është të dal, të futem në fushë dhe të jap maksimumin”.
Dhe për Chelsea-n dhe pozicionin aspak të mirë në renditje pavarësisht merkatos shumë të kushtueshme: “Kur ke kaq shumë të rinj që kanë vetëm 20 ditë për t’u njohur është e vështirë të transformohesh në një ekip të strukturuar mirë.
“Por stafi ynë teknik dhe trajneri na kanë vënë në dispozicion të gjithë mjetet e dodmosdoshme për këtë. Është vetëm çështje kohe”, ka thënë Enzo Fernandez.