Meta krahason Prizrenin me Kukësin: Qeveria jonë, bandë që vjedh dhe detyron shqiptarët të largohen
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka bërë një krahasim mes jetesës së dy qyteteve shqiptare, Kukësit dhe Prizrenit, referuar jetesës së qytetarëve atje.
Në postimin e tij në Facebook, Meta theksoi se në Kukës ka më shumë varfëri, papunësi dhe çmime më të larta, pasi vendi ynë qeveriset nga një bandë që vjedh dhe detyron shqiptarët të braktisin vendin.
Postimi i plotë:
Për të provuar përgjegjshmërinë dhe përkujdesjen e një Qeverie ndaj qytetarëve të saj, mjafton të krahasosh situatën ekonomike, çmimet e shportës dhe të karburanteve midis dy qyteteve fqinj si Kukësi dhe Prizreni. Në Kukës ka më shumë varfëri, më shumë papunësi dhe çmime më të larta, sepse në Shqipëri qeveris një bandë, që vjedh, varfëron dhe i detyron shqiptarët të largohen. ✌️??
#NdryshimMeCdoCmim