Renditja e Superiores/ Tre skuadrat e para marrin 0 pikë, si ndryshon situata pas javës së 23-të
Ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore kanë bërë më interesante garën në çdo cep të tabelës falë rezultateve që kanë dhuruar.
Pas Partizanit të shtunën, sot kanë ardhur edhe humbjet e Tiranës së vendit të parë dhe Vllaznisë të vendit të tretë, duke bërë që asnjë nga ekipet pretendente për titull të mos regjistrojë pikë.
Tirana është mundur në fushën e vet nga Teuta e cila vazhdon me një ecuri mbresëlënëse në këto javë dhe pak nga pak po kthehet në pretendente për Europën. Ndërsa shkodranët janë mundur në shtëpi nga Kastrioti, i cili me këto tre pikë bën edhe më interesante luftën për mbijetesë në Superiore.