Emocione në derbi, një 18-vjeçar shënon për Realin

Atletico Madrid kaloi në avantazh edhe me dhjetë lojtarë, pasi Angel Correa godet me bërryl Antonio Rudiger dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq.

Pas golit të Gimenez për Atleticon në minutën e 79, vjen dhe barazimi me anë të Alvaro Rodriguez. 18-vjeçari kërcen më lart se të gjithë pas krosimit të Modriç dhe shënon me kokë.