1 vit luftë në Ukrainë/ Nikola Kedhi: Rusia dobësoi edhe Perëndimin

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Nikola Kedhi në një lidhje të drejtëpërdrejtë për edicionin e pasdites në Syri Tv ka treguar se në 1 vit luftë në Ukrainë, Rusia ka arritur të dobësojë vendet e Europës Perëndimore.

Kedhi shprehet se Europa është e varur ekonomikisht nga Rusia dhe për këtë, vendet e Perëndimit kanë marrë goditje si nga ana ekonomike po ashtu edhe shoqërore.

“Presidenti Putin pa se ka probleme të brendshme që dobësojnë ose minimizojnë aftësinë e Perëndimit si një bashkësi ndërkombëtare  për të vepruar në politikë të jashtme. Dy janë shtyllat që janë goditur, shtylla ekonomike dhe shtylla sociale shoqërore. Shtylla ekonomike është goditur duke dobësuar këto vende, duke u larguar nga kapitalizmi, duke u larguar nga politika të cilat i çojnë drejtë prosperitetit, politikat me buxhete të balancuara, me taksa të ulëta, me incitivë për të investuar e për të punësuar etj, printimi i pafund nga ana e bankave qendrore i parasë duke zbehur kështu vlerën e monedhave në perëndim, si të dollarit e si të euros dhe ndaj rezultojmë sot një problem inflacionit në të gjithë perëndimin. Nga ana shoqërore janë politika polarizuese të cilat nuk është se vijnë nga terreni. Nuk është një nevojë e shoqërisë për disa politika të caktuara ose për disa ide të caktuara por kanë qënë ide të imponuara nga lartë, poshtë. Nga elitat drejtë bazës, drejtë popullit. Mjaftojmë të kujtojmë vendimin e pak ditëve më tarë të Bashkimit Europian për të mos lejuar më pas vitit 2035-së makinat me karburant tradicional. Një vendim i tillë padyshim e dëmton ekonominë”, u shpreh Kedhi.