VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar i pafat, shënon autogol ndaj Napolit
Një autogol ka zhbllokuar sfidën Empoli-Napoli. Skuadra e Luciano Spallettit po dominon frikshëm Serie A dhë në minutën e 17’ kaloi në avantazh.
I pafat Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili devijoi gabimisht në portën e tij një top të ardhur nga krahu i djathtë.
Avantazh i rëndësishëm për Napolin, që në këtë përballje po mbështetet nga një numër rekord tifozësh, pavarësisht se në transfertë.