Superliga e Kosovës/ Ballkani 'fiton' edhe pa luajtur, Ferizaj i ndal rivalët kryesorë për titullin
Ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës kanë folur për Ballkanin edhe pa zbritur në fushën e lojës, pasi luan nesër ndeshjen e vet. Kjo, për shkak se është ndalur rivalja kryesore për titullin, Drita, e cila është mposhtur në takimin e saj.
Gjilanasit janë mundur me shifrat 2-1 nga Ferizaj në transfertë dhe kështu, kanë mbetur përsëri 3 pikë larg skuadrës së Ilir Dajës e cila kryeson kampionatin dhe tashmë ka një tjetër mundësi të artë për të thelluar diferencën me ndjekësit.
Ndërkohë, në takimin tjetër të ditës së sotme, Malisheva ka mposhtur me rezultatin 3-1 Drenicën dhe për momentin e sheh veten jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit, duke qenë brenda objektivit të mbijetesës në Superligë.