VIDEO/ Përfshihen nga flakët fshatrat në Vlorë, zjarri rrezikon të kalojë anën tjetër të malit
Flakët e zjarrit kanë përfshirë fshatin Treblove rreth mesditës së sotme.
Zjarri vazhdon ende me ritme të shpejta për shkak të erës së fortë që favorizon flakët.
Drejt vatrës së zjarrit kanë shkuar zjarrfikset e Selenicës por edhe zjarrfikës nga Vlora.
Sipas raportimeve për media po digjen kullota, ullinjë dhe bimësi e zonës.
Gjithashtu një tjetër vatër zjarri ka rënë në fashatin Dukat, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi.
Dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme mund të jetë vendosur nga barinjtë që kullosin bagëtit në këtë zonë!
Zjarri po përhapet me shpejtësi i favorizur dhe nga era e fortë ,vatrat e zjarrit rrezikojnë të kalojnë në krahun tjetër të malit ku ndodhet dhe Tragjasi i Vjetër.