Bundesliga/ Dortmund shkëputet në krye, Leipzig mposht Eintrachtin

 

Në pritje të përballjes direkte mes Bayernit dhe Union Berlinit, Dortmund ka marrë tri pikët ndaj Hoffenhamit dhe janë ngjitur në krye më 46 pikë.

Ka mjaftuar një gol i Julian Brandt në minutën e 43-të të ndeshjes, që Borussia Dortmund të merrte fitoren e 7 radhazi dhe të ngjitej e vetme në krye.

Bën detyrën edhe Leipzig, që ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt në shtëpi dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, me 42 pikë.
n
Timo Werner dhe Forsberg shënuan për “demat’ në pjesën e parë, ndërsa miqtë nga Frankfurti hapën ndeshjen në të 61-tën me Sow, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.

Në ndeshjet e tjera Hertha e Berlinit mposhti Augsburgun me rezultatin 2-0, Werder Bremen fitoi pastër -0 ndaj Bochumit, ndërsa Wolfsburg triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Kolnit.

Në orën 18:30, në fushë do të zbresë Bayerni i Mynihut, që do të presë në “Alianz Arena” Unionin e Berlinit, në një ndeshje direkte mes dy skuadrave që kanë nga 43 pikë në renditje.