VIDEO/ Super Ronaldo, realizon 2 gola në 5 minuta dhe i dhuron avantazhin ekipit të Al Nassr
Al Nassr është duke u ndeshur në transfertë me Damac, në kuadër të raundit të 18-të të Saudi Professional League.
Rezultati i ndeshjes deri në këto momente është 0-2, me të dy golat që për miqtë i realizoi Cristiano Ronaldo.
Portugezi zhbllokoi sfidën me një realizim nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’.
Ndërsa në minutën e 23’ CR7 realizoi një perlë të vërtetë dhe dyfishoi avantazhin për skuadrën e Al Nassr.