‘Gati për ta shitur’/ Arrestohen me kanabis 3 shqiptarë në Itali

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në zonën e Brescias dhe Desencanoz në Itali pasi janë kapur nga autoritetet vendase me disa kilogramë drogë.

Mësohet se i pari është arrestuar në zonën e Desenzanos teksa posedonte rreth 4 kilogramë kanabis, ndërsa disa orë më vonë në qytetin e Brescias  autoritetet kanë kryer arrestimet e tjera.

Në zonë janë kapur dhe vendosur në pranga dy shpërndarës droge gjithashtu nga Shqipëria të cilëve u janë sekuestruar rreth 8 kilogramë kanabis.