Kategoria e Dytë/ Vora merr kryesimin, Veleçiku shkatërron Shënkollin
Janë zhvilluar 5 takime në Grupin A në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 13-të të këtij kompeticioni. Vora pritëse ka shkatërruar me rezultatin 4-0 miqtë e Bulqizës.
Kjo fitore, i dërgon vendasit në vendin e parë të klasifikimit të Grupit A. Fitore të thellë ka arritur të marrë në shtëpi dhe Veleçiku me shifrat e thella 5-1 ndaj miqve të Shënkollit.
Naftëtari ka arritur të triumfojë në shtëpi pa probleme ndaj Adës me rezultatin 4-1. Iliria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 miqtë e Sopotit. Dhe ndeshja e fundit mes Gramshit dhe Valbonës përfundoi në barazim me shifrat 1-1.
Në Grupin B të Kategorisë së Dytë, janë zhvilluar dhe dy takime të vlefshme për javën e 13-të. Delvina ka arritur të triumfojë në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Tepelenës. Nga ana tjetër Albpetroli pësoi një humbje në shtëpi ndaj Devollit me shifrat 2-1.