'Po kalojmë me varka'/ Banorët 4 fshatrave në Konispol në protestë, kërkojnë ndërtimin e një ure

Banorët e katër fshatrave në Konispol kanë dal sot në protestë, pasi lundra që i lidh me Ksamilin është prishur prej 10 ditësh. Në këto kushte banorët kalojnë kanalin e Vivarit me varka.

“Kjo lundra për ne tani është si varr për ne. Jo do kalojmë me varka, jo erdhi rryma, jo do të rrëzohet e nuk i dihet ç’do të ndodhi më pas”, u shprehen banorët.

Banorët e Konispolit kanë lidhje të pashmangshme me Ksamilin, për punë dhe shkollim. Mosfunksionimi i lundrës u ka shtuar atyre 40 km më shumë rrugë.

“Kurset për fëmijët e të gjitha i kemi në Ksamilse ktej në fshatra nuk ka. Për të drejtat tona, dhe të kemi fëmijët e tua bëjmë jetën më të lirë dhe më të lehtë”.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojn si një zgjidhje përfundimtare ndërtimin e një ure.

Në këtë mënyrë ata do të shmangnin pagesat e përditshme për të kaluar lundrën, por edhe rrezikun që u kanoset banorëve sa herë lundra dëmtohet apo kanali ka prurje uji të larta.

Sipas banorëve atje lundra do të dojë edhe 10 ditë tjera për t'u bërë funksionale. Deri atëherë banorëve u rritet kostoja e transportit dhe rrezikojnë jetën me varka.