SYRI TV/ Preferencë për asfalt në Roskovec, lagjet diferencohen në bazë të bindjeve politike
Rrugët e lagjes “Metushi’’ në Roskovec janë të shtruara me asfalt sepse pjesa më e madhe e banorëve votojnë PS-në, por ndryshe paraqitet situata në lagjen “Agaçaj” ku mungojnë kanalizimet, nuk ka ndriçim dhe as asfalt, kjo sepse pjesa më e madhe e kësaj lagjeje voton Partinë Demokratike.
Nga SYRI TV
Lagja “Agaçaj” përbëhet nga 100 banesa. Banorët pohojnë se rruga prej shumë vitesh është e amortizuar dhe kanë munguar investimet.
Banorët akuzojnë kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufi se kryen investime preferenciale në qytet, duke e lënë këtë në lagje në harresë për shkak të bindjeve politike të banorëve.
Në lidhje me shqetësimin e banorëve, kryebashkiakja Bufi është shprehur se rruga do të bëhet kur t’i vijë radha.