SYRI TV/ Mesazhet pesimiste të drejtësisë për drejtësinë, Hoxha: Vetingu preku cilësinë në gjykim
Përfaqësues dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend, pranuan se Reforma në Drejtësi dhe vetingu shkaktuan një situatë ku askush nuk do të donte të ishte. Deklaratat u bënë nga kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami dhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha. Ky i fundit, kishte dhe një mesazh për qeverinë, mbi 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese për pagat
SYRI TV
Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve në Shqipëri, Gerd Hoxha, ngriti shqetësimin për numrin e reduktuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të vetingut. Ai tha se kjo ka prekur edhe cilësinë në gjykim.
Edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, pranoi se procesi i vetingut ka shkaktuar një situatë që trupat gjyqësore nuk do të donin të ishin.
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Panelist, Saimir Vishaj, propozoi emërimin e 2 këshilltarëve për çdo gjyqtar, ndërsa bëri edhe një krahasim për pagat.
Gjyqtari Hoxha, duke komentuar çështjen e pagave, tha se ka 2 përballje me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, të fituara nga gjyqtarët, teksa shtoi se është diskutuar mes këtyre të fundit, nëse duhet bërë kallëzim për moszbatimin e vendimit. Deklaratat u bënë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.