Kishin ngritur 'laborator' droge në Spanjë, dështon plani i 7 shqiptarëve, arrestohen nga policia

Shtatë shtetas shqiptarë janë arrestuar në një “laborator” droge në Spanjë.

Mediat spanjolle raportojnë se në këtë operacion janë sekuestruar 1,867 bimë marihuane.

Në këtë ambient të përshtatur për kultivimin e drogës, janë sekuestruar po ashtu 120 transformatorë, 120 llamba, 21 filtra, 54 ventilatorë dhe 8 kondicionerë industrialë.