Merr zjarr furgoni në rrugën Tiranë-Elbasan, tym dhe panik tek rrethrrotullimi

Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e të shtunës në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë asaj që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut.

Nga fotot e siguruara nga Panorama.al, shihet se automjeti që është përfshirë nga flakët dhe tymi është një furgon. Mësohet se mjeti shërbente për transport mallrash.

Nga burimet në vendin e ngjarjes mësohet se nuk ka pasur të lënduar, teksa policia nuk ka njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.