Inter-i sfidon Milan-in: Një derbi milionash në merkato për një sulmues

Në verë, klubet do të përpiqen të bëjnë disa goditje me kosto zero. Janë disa lojtarë që do të largohen nga klubi aktual kur të mbarojnë kontratat e tyre. Një prej tyre është sulmuesi Marcus Thuram, djali i legjendës Lilian, kontrata e të cilit me Borussia Mönchengladbach skadon në fund të sezonit.

Inter-i dhe Milan-i i kanë kthyer sytë nga ai prej disa kohësh dhe në Gjermani Bayern dukej i interesuar, por vetëm deri pak ditë më parë sepse duket bavarezët kanë ndryshuar mendim.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic po punon për rinovimin e kontratës me Choupo-Moting, por ëndrra është Harry Kane i Tottenham-it dhe si alternativë e parë Kolo Mouani i Eintracht Frankfurt. Duke u kthyer te Thuram, Barcelona e ndjek edhe atë duke qenë se Lewandowski, 35-vjeçar në gusht, nuk është një sulmues për të ardhmen.

Edhe Atletico Madrid i kushtoi vëmendje sulmuesit francez në merkaton e  janarit, por kërkesa për 15 milionë euro nga Borussia bëri që madrilenët të merrnin Depay.

Duke u kthyer te dy skuadrat e Milanos, Inter-i është vënë prej kohë në lëvizje për Thuram dhe ka pasur kontakte me përfaqëseusit e lojtarit, sepse zikaltrit kanë menduar ta merrnin lojtarin që në merkaton e janarit.

Në fund, pa para për të investuar në merkaton e dimrit, Marotta dhe Ausilio janë tërhequr për të marrë pjesë në ankandin pranverë-verë dhe janë gati t’i ofrojnë sulmuesit 5 milionë neto plus bonuse.

Megjithatë, duhet të bëjnë kujdes nga Milan-i, i cili nuk është i kënaqur me Origin dhe me Ibrahimovic afër lamtumirës: kuqezinjtë kanë kërkuar informacion dhe nuk do të donin ta humbnin rastin për t’i dhënë një pakënaqësi “kushërinjve” të tyre.

Do të jetë një verë e nxehtë për Thuram, i cili mund të zbarkojë në Milano dhe të veshë një fanellë ku dominon e zeza, por më pas ngjyra e dytë duhet të përcaktohet si e kuqe ose e kaltër. Thuram fiton 2.5 milionë euro neto dhe Milan-i mund t’i ofrojë 4.5 milionë euro lojtarit të lindur në Parma.