‘Mendon se mund ta mposhtësh Luizin?’/ Ish- konkurrent i i “Për’puthen” flet me bindje të plotë: Nëse futem në 'BBV' e fitoj

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Juli ka deklaruar së fundmi se nëse do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”, ka për ta fituar.

I ftuar në “Ditë e Re”, ish-konkurrenti tha se nuk e ka ndjekur spektaklin e “BBVIP” dhe për këtë arsye nuk e di nëse e mund dot Luizin, por nëse bëhet pjesë e formatit që nga dita e parë, është i sigurt se e fiton.

Pjesë nga biseda:

Juli: Nëse unë futem në Big Brother e fitoj, pikë muhabeti.

Gazetarja: Po nëse futesh tani në Big Brother?

Juli: Jo pse të futem tani unë, do futem që ditën e parë.

Gazetarja: Po nëse do ishte futur në këtë Big Brother mendon se do ta kishe mposhtur Luizin?

Juli: Nuk e di se nuk i kam parë, por nëse futem që ditën e parë e fitoj, fut kë të duash tjetër, 100 veta po të futësh, e fitoj, pikë.