VIDEO-SYRI TV/ 100 vite Komunitet Mysliman, foto e dokumente nga kongresi i parë

Me rastin e 100 vjetorit të Themelimit të Komunitetit Mysliman pranë xhamisë së Et’hem Beut u çel një ekspozitë me foto e dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me qëllim njohjen e asaj kohe pa deformime.

Nga SYRI TV

100 vite nga Themelimi i Komunitetit Mysliman, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me këtë institucion ekspozoi në hyrje të xhamisë së Et’hem Beut dokumenta e foto mbi vendimet e marra atëkohë, me qëllim njohjen e historisë, pa deformime. Në fjalën e tij kryetari i komunitetit, Bujar Spahiu u ndal te rëndësia e kësaj ekspozite.

Organizime të kësaj natyre sipas Ardit Bidos, përkojnë me momente kulmore me historinë e ndërtimit të shtetit shqiptarë.

Në këtë vit jubilar për Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bëhen publike për herë të parë informacione lidhur me mbajtjen e Kongresit të parë e detyrave të anëtarëve, si mënyrë për të shpluhrosur e për të kuptuar më shumë nga e djeshmja.