FOTO nga ngjarja/ Përplasi 3 makina te ‘Komuna e Parisit’ dhe iku, arrestohet i riu
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri pasi mbrëmjen e të enjtes, duke drejtuar automjetin e tij tek zona e ‘Komunës së Parisit’, ka goditur 3 makina të tjera duke shkaktuar katër të plagosur.
Mbrëmjen e të enjtes, policia tha se shoferi që shkaktoi aksidentin kishte ikur nga vendngjarja, ndërsa është vënë në pranga disa orë më pas.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:
A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te ‘Komuna e Parisit’, ka goditur 3 automjete të tjera.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.