Ndahet nga jeta prezantuesi i mirënjohur italian

Ka ndërruar jetë, gazetari, prezantuesi televiziv, autori dhe skenografi, Maurizio Costanzo. Ai  ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, bëri të ditur sot zyra e tij e shtypit.

Për shumë vite ai ka drejtuar dhe prezantuar spektakle të shumta në televizionet italiane

Emisioni  tij, ‘Maurizio Costanzo Show’, për më shumë se 10 vite, është cilësuar si një prej emisioneve më të mira, dhe më të dashur të italianëve për shkak të personazheve të tij spektaklit dhe të politikës.

I lindur në Romë në 28 gusht 1938, Costanzo vendosi që të braktisë studimet e tij menjëherë pas liceut për të ndjekur ëndërrën e tij, të bëhej gazetar.

Karriera e tij ka nisur në vitin 1956 kur ishte 18 vjeç, si korrespondent u të përditshmes romane ‘Paese Sera’.

Më pas do të punonte për ‘Corriere Mercantile’ të Gjenovas, dhe në vitin 1960 do të bëhej kryeredaktor i të përjavshmes ‘Grazia’.

Debutimi i tij në radio do të ndodhte në vitin 1963 si auto i programit ‘Canzoni e nuvole; drejtuar nga Nunzio Filogamo. Falë personaliteti të fortë dhe kreativitetit jashtë të zakonshmes Costanzo do të njihte një rritje të shpejtë në karrierë të shpejtë, së bashku me Ghigo De Chiara dhe Ennio Morricone, ka shkruar edhe një prej këngëve të të famshme të kohës dhe të viteve 1970, ‘Se telefonando’, e kënduar me sukses nga Mina.

Më pas do të merrej me emisione radiofonike për të arritur në televizion dhe për tu bërë i njohur për të gjithë italianët, por edhe shqiptarët që ndiqni dhe ndjekin mediat italiane.