SYRI TV/ 'Spiunët' rusë të arrestuar në Gramsh, gjykata u shtyn afatet e paraburgimit

Shtyhet afati paraburgimit për tri shtetasit rusë, të cilët u arrestuan vitin e kaluar në uzinën e Gramshit, pasi dyshohet se janë agjentë të shërbimeve informative. Avokati Saimir Vishaj e cilësoi vendimin e gjykatës, si të paligjshëm.

Nga SYRI TV

Gjykata e Elbasanit pranoi kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për tri shtetasit rus të arrestuar në uzinën e armëve në Gramsh në verën e vitit të kaluar. Saimir Vishaj në cilësinë e avokatit të shtetases ruse Svetlana Timofeva, e cilësoi vendimin e gjykatës të paligjshëm.

Vishaj foli gjithashtu edhe për shkelje të tjera procedurale dhe ligjore për hetimin e tri shtetasve rusë, të cilët janë arrestuar nën akuzën e spiunazhit. Tri të rinjtë, dy rusë dhe një ukrainas, u arrestuan vitin e kaluar në uzinën e armëve në Gramsh duke bërë foto dhe video të zonës ushtarake.

Gazetar: M. Sejdini

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: O. Demo