SYRI TV/ Dyfishimi i çmimit për kursin e patentës, kaos në qendrat shëndetësore të Korçës
Rritja e paralajmëruar për kursin e patentës, ka sjellë kaos në poliklinikën e Korçës. Qindra qytetarë janë dyndur për të kryer vizitat mjekësore, të nevojshme për dokumentacionin e kursit të patentës. Pritja për të mbaruar punë zgjat disa orë.
Nga SYRI TV
Vendimi i Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe Shoqatës së Autoshkollave për dyfishim të çmimit të patentave, ka sjellë radhë dhe kaos në qendrat shëndetësore të Korçës.
Pamjet që po shihni tregojnë dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, të cilët presin në radhë për të kryer vizitat mjekësore të nevojshme për kursin e lejes së drejtimit.
Qytetarët shprehen se presin me orë të tëra për të kryer vizitat mjekësore për shkak të shtrenjtimit të patentave.
Për shkak të radhëve, shumë qytetarë, të cilët kërkojnë shërbime mjekësore, nuk arrijnë të marrin këto shërbime për shkak të fluksit të lartë në poliklinikën e Korçës.
Drejtues të poliklinikës së Specialiteteve në Korçë, deklarojnë jashtë kamerave se kanë shtuar personelin, por radhët krijohen për shkak se vizitat kanë procedura të gjata.
Gazetare: S. Xhomaqi
Redaktor: J. Hoxhaj
Montazhier: O.Demo