SYRI TV/ Lagjja 'Hajro Çakërri' në Vlorë pa investime, kandidati PD Hysni Sharra takon banorët

Dhjetëra familje në zonën e ish-fabrikës së çimentos në Vlorë kanë 30 vjet që presin për investime në infrastrukturë. Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë, Hysni Sharra, takoi nga afër banorët, dhe u premtoi ndryshim pas 14 majit.

Nga SYRI TV

Këto pamje vijnë nga Vlora. Ish-fabrika e çimentos ka mbetur ende në këto kushte edhe pas dhjetëra fushatave e premtimeve të marra. Janë qindra familje në qytetin e Vlorës, të cilat vijojnë jetesën në mungesë totale të kushteve infrastrukturore. Pa rrugë, pa kanalizime, pa ujë, pa ndriçim e me energji elektrike që luhatet sa herë që ka luhatje moti.

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra, takoi banorë të zonës, të cilët treguan problemet që i shqetësojnë, për të cilat janë ankuar, por kurrë nuk kanë marrë zgjidhje. Hysni Sharra i ka siguruar banorët se arma e tyre më e fortë mbetet vota.

Gazetar: G. Këllçiu

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L. Kotri