Verilindorët në luftë për mbijetesë, publikohen formacionet zyrtare të Kukësi-Partizani

E gjithë vëmendja e ditës së sotme është tek ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit e cila do të luhet në orën 13:00 në stadiumin Kukës Arena.

Aktualisht, verilindorët ndodhen në vendin e parafundit me 25 pikë dhe shpresojnë për një rezultat pozitiv në shtëpi për të shpëtuar rënien nga kategoria. Nga ana tjetër, Partizani gjithashtu do të luftojë për fitoren pasi ndodhen në vendin e dytë, tre pikë më pak se Tirana kryesuese.

Ndërkohë, teknikët Hallaçi dhe Colella kanë bërë publike formacionet që do të zbresin sot në fushë.