3 lajme nga apologjia e Arben Ahmetaj
Analisti Hysni Gurra ka reaguar pas prononcimit publik të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me akuzat penale ndaj tij për rastin e inceneratorëve.
Në postimin e tij në Facebook, Gurra ka renditur tre lajme që sipas tij vijnë nga apologjia e Ahmetaj, ku thekson se Edi Rama nxjerr gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve dhe nuk pyet se kush përvëlohet.
POSTIMI I PLOTE:
3 lajmet nga apologjia e Arben Ahmetajt
1- La të kuptohet që koka e aferës së inceneratorëve është Don Agaçio (nënkupto edhe Rama)
2-Kryetari i Bashkisë Tiranë duhet të mbajë përgjegjësi personale për inceneratorin e Tiranës. (qytetarët ta kenë parasysh këtë më 14 maj).
3-U tha të gjithë kolegëve e ish kolegëve se Edi Rama nxjerr gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve dhe nuk pyet se kush përvëlohet, qoftë ky/kjo edhe shërbëtori më besnik e i devotshëm i tij.