Denoncon fermerja e njohur: Propoganda po na lodh, nuk arrin në terren
Pavarësisht financime të reja shihet se sektori i bujqësisë është tkurrur vitin e kaluar.
Në 9-mujorin e parë 2022, ekonomia e vendit u rrit mbi 4%, por sektori i bujqësisë ishte me rënie. Brenda bujqësisë, dega e blegtorisë kishte rënien më të madhe, pohuan ekspertët e bujqësisë.
Gerta Loku, fermere, aktiviste, ishte e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ku shprehu hapur pakënaqësinë dhe mungesën e përkrahjes nga qeveria, teksa ajo që shikon është vetëm një propagandë politike.
"Të zgjohesh në mëngjes për vite e vite me radhë dhe të dëgjosh të njëjtën propagandë politike në televizor dhe shikon që kjo propagandë politike nuk arrin në terren, dhe jo vetëm tek unë, por tek gjithë pjesa më e madhe e të gjithë atyre femrevë që njoh, këtu them diçka nuk shkon. Këtu në Shqipëri sot fermerët janë një kategori shumë e pakënaqur nga ajo çfarë bëhet atje në Tiranë" u shpreh Loku.