Luizi: Në debat dua të jem si Ervin Salianji, Olta të bëhet ‘Tigri’

Emisione televizive do shikojmë sonte dhe nesër nga banorët e ‘Big Brother’.

Kjo ishte detyra e dhënë nga Vëllai i madh për banorë të cilët duhet të ndajnë rolet, duke filluar nga moderatorët te temat e tek të ftuarit.

Luizi ndihmoi Kristin për zgjedhjen e të ftuarve, në njw emision politik.

Duke qenë se Kristi është në rolin e Grida Dumës, Luizi i sygjeroi që ta zgjidhte atë për rolin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Luizi nuk harroi as Oltën për të cilën tha se do i shkonte roli i ish- ministrit Arben Ahmetaj.

‘Ti Kristi bëj Gridën, unë bëj Salianjin, Olta bën Ahmetajn, tigrin’– thotë Luizi ndërsa nuk mban të qeshurën.