VIDEOLAJM/ Momenti kur përfshihen nga flakët 3 makinat në Elbasan

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit, një makinë tip “Benz” në pronësi të shtetasit Dritan Turani u shkrumbua nga flakët teksa ishte e parkuar poshtë pallatit.

Si pasojë e flakëve, ashtu siç shikohet edhe në pamjet e siguruara nga Syri tV, janë përfshirë nga zjarri edhe dy makina të tjera të parkuara pranë mjeti që digjej.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.