Pritet përkeqësimi i motit në bregdet që nga mbrëmja e së premtes
Drejtoria Detare ka paralajmëruar se do të ketë një përkeqësim të motit në bregdetin shqiptar duke filluar nga mbrëmja e sotme, e së premtes deri mëngjesin e datës 27 shkurt.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike përgjatë bregdetit shqiptar, gjatë datave 25 - 26 shkurt 2023, duke filluar nga ora 22:00 e datës 24 shkurt, do të kemi përkeqësim të motit.
Era do të jetë me drejtimin jug-juglindje me forcë deri në 7-8 bft me shpejtësi deri 30-35 m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike do të ndodhë pas orës 6:00 të datës 27 shkurt.