Keni kursime në euro dhe dollarë. Ja çfarë nuk duhet të bëni

Tani nuk është koha e duhur për ti këmbyer, pasi euro dhe dollari vazhdojnë të zhvlerësohen në tregun valutor vendas.

Monedha e përbashkët evropiane u këmbye sot me 135.28 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro ka hyrë në trajektore rënëse që nga fillimi i muajit prilli duke zbritur nën nivelin e 136 lekëve.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u këmbye sot me 127.01 lekë.

Tashmë, duket se kursi i këmbimit eur/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se nëse vijon të ketë ofertë të lartë për valutë, në verë, kur sezonalisht ka forcim të lekut për shkak të prurjeve të emigrantëve, euro mund të zbresë edhe në 133-134 lekë.