FOTO/ 'Shkurti që e ndryshoi Ukrainën: Si ishte dita e parë e pushtimit'

“Shkurti që na ndryshoi. Le të kujtojmë se cila ishte dita e parë e një lufte në shkallë të plotë”

“Më 24 shkurt 2022 ishim të humbur dhe të frikësuar, pa ditur se çfarë do të vinte më pas dhe çfarë të presim nga armiku. Por edhe në momentin më të vështirë, ne ishim në gjendje të mblidheshim, të qëndronim dhe të mos i jepnim qetësi, armikut”.- Kështu e ka përkujtuar sot, 1-vjetorin e pushtimit, Parlamenti i Ukrainës, me një mesazh me foto në rrjetet sociale. Në të thuhet:

“Në një vit, ne jemi bërë edhe më të fortë - morëm mbështetjen e botës dhe u siguruam që fitorja të jetë e jona. Ia vlen të vazhdoni të shkoni drejt synimit tuaj me hapa të vegjël çdo ditë - të mbështesni Forcat e Armatosura të Ukrainës, të kundërshtoni propagandën ruse, të mos besoni në propagandën armike dhe t’i tregoni botës të vërtetën,” theksohet në vazhdim.