Meta dënon dhunën e policisë malazeze ndaj Petraq Milos: Reagimi i Abazoviç, shumë zhgënjyes!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar dhunën e policisë malazeze ndaj Petraq Milos, në doganën e Muriqanit.
Meta tha në "TPZ" se sjellja e policisë së Malit të Zi është e papranueshme dhe shumë e rëndë.
Gjithashtu, ai e quajti reagimin e kryeministrit Dritan Abazoviç si shumë zhgënjyes.
"Sjellja e policisë malazeze ndaj Prof. Petraq Milo është e papranueshme dhe shumë e rëndë. Reagimi i Kryeministrit Abazoviç është shumë zhgënjyes. Qeveria e Malit të Zi duhet të reagonte prej kohësh", tha Meta.