Ish-zyrtarja e qeverisë në burg për fshehje pasurie, Ahmetaj flet për Alda Klosin: E kam telefonuar diku nga fillimi i...

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka folur sot për herë të parë për ish-vartësen e tij Alda Klosi, e cila ndodhet pas hekurave për fshehje të pasurisë.

I ftuar në ‘Opinion’, Ahmetaj tha se me Klosin kishte pasur marrëdhënie pune korrekte, ndërsa telefonata e fundit me të ishte në tetor.

“Jo nuk është e vërtetë! (S'e ka telefonuar) E dija që kryeministrit i bëre 2 pyetje. Heqja e vëmendjes është instrument. Jo nuk është e vërtetë që ka qarkulluar emri im. Janë dy-tre media. S’të kërkova ndihmë. sa i përket personit në fjalë, Alda Klosi, s’jam te historia; përgjegjësia a është personale, se ajo është përgjigjja e fundit. Erdhi nga Ujësjellësi i Tiranës, ka shkuar te Ministria e Financave, dhe ka qenë vetëm 9 muaj aty. Në sytë e mi ka qenë një punonjëse korrekte. Ka qenë gjithçka zyrtare, kam folur vetëm një në herë në telefon diku nga fillimi i tetorit. I pyesja ‘ça bëni? Ku keni nisur punë?’. Sugjerimi im ka qenë; ndiq procedurën ligjore dhe denonco. Sot ajo është para përgjegjësisë, e ka përgjegjësi para drejtësisë. I uroj që t’ia dalë”, tha ai.